Princi Nayef bin Abdulaziz al Saud është zgjedhur si trashëgimtari i kurorës në Arabinë Saudite, disa ditë pasi parardhësi i tij, Sultan bin Abdul Aziz u nda nga jeta.
Princi i ri i Kurorës, 78-vjeçar, ka shërbyer si Ministër i Naftës që prej vitit 1975 dhe me statusin e ri, shndërrohet automatikisht edhe në zëvendëskryeministër.
Mbreti Abdullah, 87-vjeçar, është duke u rikuperuar nga një operacion i tretë për problemet e tij në shpinë.
Al Saud është vëllai i të ndjerit Abdul Aziz. Një funksionar i lartë prej më shumë se tre dekadash, Princi konsiderohet si një njeri i zgjuar, por konservator dhe pak i hapur ndaj reformave.
Kalimi i kurorës në Arabinë Saudite nuk ndodh tek djali i monarkut, por tek një figurë e familjes që zgjidhet nga një Këshill Pleqësie. Përgjithësisht, Princi i Kurorës zgjidhet më i moshuari nga vëllezërit ose djemtë e Mbretit.
Top Channel