Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit

27/10/2011 08:00

Qeveria u jep mundësi noterëve të kenë më shumë punë, por nga ana tjetër garanton më shumë transparencë në procesin e verifikimit të pronës së paluajtshme kur ajo shitet (tjetërsohet).

Miratimi i projektligjit dy javë më parë nga qeveria i hap rrugë kalimit për shqyrtim final nga ana e Kuvendit, i cili pritet ta diskutojë javës tjetër, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi në janar të 2012-s.

Thelbi i propozimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë konsistojnë në rritjen e rolit të noterit në momentin kur duhet të firmosë aktin e shitjes së një prone.

Nëse sot procedura zgjat 23 ditë, me ndryshimet e reja afati arrin në 13 ditë, pasi të gjitha veprimet realizohen online.

Ajo çfarë konsiderohet me rëndësi është fakti se noterit i jepet e drejta e firmës dhe verifikimit të pronës në regjistrat e hipotekës, përmes sistemit online, dhe në rast se vëren shkelje apo gabime, nuk firmos mbi aktin e shit-blerjes.

E drejta e verifikimit dhe hallkat Në nenin 54 të ligjit “Për noterët”, të ndryshuar, i cili ka mbërritur këto ditë në Kuvend, parashikohet se akti noterial për tjetërsimin ose njohjen e pronësisë mbi sende të paluajtshme ose të një të drejte reale mbi to kryhet nga noteri, pasi të ketë verifikuar pronësinë e palës mbi sendin e paluajtshëm.

Për këtë qëllim, individi i paraqet noterit dokumentet e pronësisë të lëshuara nga organi kompetent dhe kur sendi nuk figuron i regjistruar, një vendim gjyqësor detyrimi për vërtetimin e pronës.

Në udhëzimin e ministrisë thuhet se, noteri duhet të shënojë në akt-verifikimin e bërë, dhe kjo konsiderohet pika kryesore e rishikimit të ligjit.

Aktualisht, për të realizuar një transaksion mbi një pasuri të paluajtshme ndiqet një procedurë e përbërë nga 5 faza, për realizimin e të cilës nevojiten 23 ditë pune.

Ajo çfarë propozohet në projektligj lidhet me verifikimin e dosjeve në hipoteka përmes sistemit online, duke shkurtuar me 10 ditë kohën e procedurave dhe fazat.

“Realizimi i verifikimit online të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin e një transaksioni në dy faza për qytetarin: 1 ditë për shkuar te noteri për lidhjen e kontratës dhe 1 ditë për ta tërhequr kontratën, së bashku me vërtetimin e pronësisë”, saktëson Ministria e Drejtësisë.

Për realizimin e këtij objektivi, ministri urdhëroi ngritjen grupit të punës, të përbërë kryesisht Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhoma e Noterëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA