Bursat në të gjithë botën shënuan rritje të konsiderueshme ditën e enjte, ndikuar nga lajmi i gjejtjes së një marrëveshje mbi krizën e borxheve në Eurozonë.
Pavarësisht qëndrimeve të kundërta dhe debateve të shumta, liderat e Europës ranë dakord në dy pikat thelbësore të planit, krijimin e një fondi rezervë për t’u përdorur në rast emergjence dhe faljen e gjysmës së borxheve të Greqisë.
Përfituesit më të mëdhenj të ditës ishin bankat, sidomos ato franceze, që pavarësisht se duhet të pranojnë humbje në kreditë që i kanë akorduar Athinës zyrtare, shmangin nëpërmjet rikapitalizimit dhe fondit të krijuar presionin e zhvlerësimit të indeksit të tyre të kreditimit.
Tre bankat më të mëdha private në Francë, “Credit Agricole”, “Societe Generale” dhe “BNP Paribas”, fituan të gjitha mbi 15% të vlerës së aksioneve, duke ndikuar kështu që bursta franceze, “CAC 40”, të mbyllte ditën me më shumë se 6,5% rritje.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bankat gjithashtu udhëhoqën një rritje prej 2,2% të kuotimit të “Doë Jones”, me “Bank of America” dhe “JP Morgan” që u rritën me 7 dhe 5,4% përkatësisht.
Ditë për t’u mbajtur mend ishte edhe për bankat angleze dhe gjermane. “Uk Barclays” dhe “Bank of Scotland” e mbyllën të dyja me mbi 10%, ndërsa gjermanet “Commerzbaml” dhe “Deutsche Bank” fituan në bursë 14% përkatësisht.
Në Athinë, në zemrën e krizës, bursa pësoi një rritje prej 4,8%, ndërsa disa banka rritje të vlerës deri në 10%. Një situatë e ngjashme optimizmi përjetohej edhe në bursat aziatike.
Në ditët e fundit, tregjet europiane dhe aziatike kishin pësuar rënie të vazhdueshme dhe të mëdha, si rrjedhojë e frikës mbi mundësinë e dështimit të planit për zgjidhjen e krizës së Eurozonës.
Franca dhe Gjermania, dy kolosët që përdorin monedhën e përbashkët kishin qëndrime të kundërta mbi mënyrën se si do të kontrollohej fondi gjigant prej një trilion eurosh dhe mbi faljen e borxheve greke.
Bankat Franceze, të cilat kishin dhënë më shumë hua se të gjitha të tjerat duhet të pranonin humbjet kryesore nga falja e gjysmës së borxheve dhe Parisi pranoi planin pasi morri “garancitë e nevojshme financiare”, nga liderta e shteteve të tjera të Eurozonës. Për momentin, janë ende të paqarta të gjitha detajet e marrëveshjes.
Top Channel