Neymar, futbollisti i preferuar i brazilianëve

27/10/2011 20:20

Neymar, sulmuesi i Santos, është futbollisti i preferuar i tifozëve brazilianë.

Në një sondazh të realizuar nga Sport+Markt dhe që publikohet nga ‘Folha de Sao Paulo’, talenti i ri ka marrë 28.8% të votave.

Në vend të dytë renditet Ronaldinho me 25.5% të votave dhe në vend të tretë Kaka’ me 4.6% të votave. Ky i fundit ka qenë futbollisti më i pëlqyer nga brazilianët në vitin 2010.

Agjensia që realizoi sondazhin intervistoi 8235 tifozë, nga të cilët 5764 ishin meshkuj dhe 2471 ishin femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA