Miqësore përpara se të niste lufta

27/10/2011 16:35

Disa ditë përpara se të shpërthente konflikti më i përgjakshëm në historinë e njerëzimit, skuadrat gjermane dhe angleze të hokeit në bar zhvilluan një miqësore, për të cilën askush nuk ishte kutjuar në 72 vjet që kanë kaluar pas ngjarjes.

Një historian anglez, duke kërkuar në arkiva për fakte mbi një libër historik, arriti të gjente fotografinë e rrallë, në të cilën të dy ekipet bëhen gati për të luajtur.

Në fund të luftës, lojtarët e mbetur gjallë nga të dy skuadrat numëroheshin me gishta. Në pamjen e kapur përpara fillimit të ndeshjes, skuadra gjermane nderon me përshëndetje naziste.

Në fotografi të tjera të asaj dite, anëtarët e të dy skuadrave duken duke debatuar dhe bërë shaka mes tyre, në një atmosferë miqësore që përfundoi në datën 1 shtator, kur Gjermania sulmoi Poloninë, duke bërë që të niste kështu Lufta e Dytë Botërore.

Sipas historianit që zbuloi fotografinë, imazhi ka një vlerë të madhe historike pasi dëshmon se si klima ishte miqësore në të dy vendet përpara fillimit të luftës dhe se as britanikët dhe as gjermanët nuk prisnin të përfshiheshin në atë konflikt të rënues midis tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA