Irlanda voton për presidentin e ri

27/10/2011 00:00

Zgjedhësit irlandezë që prej mëngjesit të së enjtes po vërshojnë në
qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e nëntë të vendit.

Fushata për presidencën u karakterizua nga debate kontroverse mes shtatë kandidatëve, të bazuar në të kaluarën e tyre.

Zgjedhjet vijnë në një moment kur vendi po vazhdon përpjekjet e tij për t’u rimëkëmbur nga recesioni më i keq në histori.

Qendrat e votimit në 43 zona elektorale u hapën në 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes.

Shtatë kandidatët janë Gay Mitchell i partisë Fine Gael, Michael D Higgins i Partisë Laburiste, Martin McGuinness i Sinn Fein, si dhe Sean Gallagher, Dana Rosemary Scallon, Mary Davis dhe David Norris, të gjithë të pavarur.

Numërimi do të fillojë rreth orës 09:00 të ditës së premte, ndërsa shpallja e fituesit do të bëhet gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA