Inter, dëmtohet Julio Cesar

27/10/2011 15:20

Tërheqje e gradës së dytë në kofshën e këmbës së majtë për Julio Cesar.

Ky ka qenë përfundimi i analizave që i janë bërë portierit të Interit pas dëmtimit që e detyroi të linte fushën e lojës në ndeshjen ndaj Atalantës, të barazuar 1-1 nga zikaltërit e Ranierit.

Gardiani i portës do të mungojë kështu në sfidën e rëndësishme që Inter do të luajë këtë të shtunë ndaj Juventusit në San Siro, por mendohet se Julio Cesar mund të humbasë edhe disa ndeshje të tjera. Dëmtime të tilla zakonisht duan një muaj kohë për tu rekuperuar.

Përsa i përket ndeshjes të ditës së mërkurë, vazhdojnë ankesat e Interit pas një tjetër penalltie të dhënë kundër.

“Arbitri nuk dha 11-metërsh, ishte anësori ai që e akordoi. Këtë vit është e pesta penallti që na jepet kundër në tetë ndeshje dhe asnjë nuk ka qenë penallti neto”, tha trajneri i Interit, Claudio Ranieri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA