I fundit nga një brez heronjsh

27/10/2011 17:10

Një pilot polak i cili shërbeu në flotën ajrore britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, i fundit nga të gjithë bashkëatdhetarët e tij që u vendosën në shërbim të aleatëve pas kapitullimit të Polonisë, ndërroi jetën ditën e enjte në moshën 97-vjeçare.

Lajmi u raportua nga e përditshmja polake “Wiadomosci”, e cila hapte artikullin me titullin: “Fundi i një brezi heronjsh”. Gjenerali i Brigadës, Tadeusz Sawicz u arratis në Britani pas kapitullimit të Polonisë dhe shërbeu në forcat britanike në periudhën 1940-47.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në mbrotjen e vendit gjatë “Betejës së Britanisë”, gjatë së cilës u dekorua për rrëzimin e tre avionëve gjermanë.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore, deklaroi: “Ekziston një mirënjohje e gjerë për të gjithë kontributin heroik që aviatorët polakë dhanë në fitoren e koalicionit të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht vdekjes, kontributi i Zotit Sawicz dhe të mijërave aviatorëve të tjerë polakë, nuk do të harrohet kurrë”.

Pas kapitullimit të Polonisë në shtator 1939, 17 mijë aviatorë, oficerë dhe staf teknik u zhvendosën në Angli, ku luftuan përkrah britanikëve në mbrojtjen e vendit të tyre. Një historian polak e kishte identifikuar 97-vjeçarin si pilotin e fundit të mbetur gjallë nga ai brez “heronjsh”,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA