Demontimi i predhave, Balla akuza në parlament

27/10/2011 00:00

Një ditë pas transmetimit në Top Channel të pamjeve të demontimit të
predhave në shtratin e lumit Shkumbin, deputeti i Librazhdit Taulant
Balla akuzoi në parlament ministrin e Mbrojtjes për pazare dhe ndotje të
lumit.

Ministri Arben Imami deklaroi se nuk ka asnjë aferë në lidhje me demontimet, ndërsa për cështjen e ndotjes do të bëhen verifikimet.

Balla: Unë akuzoj ministrin e Mbrojtjes, si përgjegjës për pazare që po bëhen me armatimet, qoftë ato që vijnë nga vende të tjera, qofshin ato që janë pjesë e rezervës së armatimit. Që mënyra e demontimit të tyre po bëhet në mënyrë korruptive, që pjesë e strukturave të ushtrisë janë kthyer në pjesë e interesave private që demontojnë për arsye të shitjeve së metaleve me mjaft vlerë që burojnë nga ky demontim. Ministri, ashtu sic mund të kenë bërë edhe në raste të tjera ministrat, pasi është njohur me atë rast, duhet të merrte sot këtu fjalën dhe të thoshte cfarë është ai demontim në lumin Shkumbin, kush janë ata ushtarakë të përfshirë në atë demontim, a janë këto armatime që burojnë edhe nga armatime që vijnë nga vende sikurse dhe Serbia për t’u demontuar në Serbi, sepse baruti i atyre armatimeve ka lënë mjaft të rrezikshme edhe pas djegies. Ato duke u marrë nga uji i lumit Shkumbin, përndojnë në det dhe dëmtojnë rëndë florën dhe faunën e këtij vendi.

Imami: Ne nuk demontojmë, nuk kemi demontuar, nuk po demontojmë asgjë tjetër vecse atë sasi prej dhjetëra mijëra tonësh të cilët i kemi trashëguar. Nuk ka as predha, as armatim, as plumba, as nuk di se cfarë, as serbë, as bullgarë, as suedezë, të asnjë vendi tjetër. Ne kemi shumë për të demontuar për vete, kemi bërë 45 mijë tonë në këto 2 vite, do të bëjmë edhe 45 mijë të tjera. Dhe kjo është detyrë, kështu i shërbejmë vendit. Sa i përket ndohtjes së mjedisit do t’ju jap informacion në kohën më të parë të mundshme. Ka një problem që djegia e baruteve, në mungesë të ujit është problematike. Do të informoj qoftë komisionin, qoftë seancën plenare në kohën më të parë.


Municionet demontohen në lumë

Lumi Shkumbin në Elbasan është kthyer në një “poligon” ushtarak, ku demontohen municione luftarake të kalibrit të rëndë.

Gjatë një vëzhgimi nga kamera e Top Channel, vihet re se automjetet janë vendosur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe deri në 12:00, afër fshatit Xibrrakë, ku prej 3 orësh asgjësojnë municione me një makineri të posaçme behet ndarja e predhave te medha nga gezhojat e me pas djegia ne kushte primitive e barutit qe del nga keto gezhoja.
Personat që kryejnë procesin e asgjësimit të armëve luftarake, kryesisht të predhave, duket se jane ushtarake. Pas përfundimit të ndarjes se predhave ata djegin barutin në shtratin e lumit Shkumbin dhe më pas mbledhin skrapin duke e transportuar sërish me mjetet e tyre. Në vendin e demontimit ndodhet një automjet i bardhë civil me targa Kosove, prezenca e së cilës nuk dihet.

Gjithashtu vihen re edhe persona civile te angazhuar ne kete proces ne kete poligon te improvizuar ne shtratin e lumit prane rruges nacionale. Zyrtarisht poligonet e demontimit jane miratuar me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas ligjit demontimi i municioneve luftarake bëhet vetëm në poligone ushtarake dhe nën masa tepër të rrepta, duke përmbushur disa standarde, si distancat e sigurisë, larg zonave të banuara, larg digave e burimeve ujore.

Duket se ky proces demontimi disa oresh behet per te perfituar skrapin e kushtueshem te predhave para se eksplozivi te cohet per shkaterrim ne vendet zyrtare te demontimit. Fiks Fare per disa dite me rradhe tregoi me pamje ekskluzive, se si ushtarake e civile bashke angazhoheshin per te perfituar skrapin e predhave.
 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB