Tevez, dënohet nga klubi i tij

26/10/2011 04:30

Ylli i Manchester City, Carlos Tevez ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, për sjellje të keqe.

Shkaku ka qenë  refuzimi për të luajtur në takimin e vlefshëm për Champions League, ndaj Bayernit të Munichut, gjatë muajit që shkoi.

Në një deklaratë lëshuar të martën në mbrëmje, kryesuesit e Premier Leagues, theksonin se sulmuesit argjentinas do t’i mbaheshin katër javë nga pagesa e tij.
   
Tevez është raportuar se fiton  400.000 dollarë amerikanë në javë, që me një llogari të thjeshtë do t’i kushtojë  lojtarit një humbje prej 1.600.000 dollarëve.

Ai gjithashtu është dënuar edhe me dy javë pezullim, por për ky dënim tashmë është shlyer nga sulmuesi.

Tevez nuk ka luajtur me City-n, që nga 27 Shtatori, data kur ndodhi edhe episodi në fjalë, me trajnerin italian Roberto Mancini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA