Siri, vazhdojnë përplasjet e dhunshme

26/10/2011 20:00

Opozita siriane është futur në një grevë madhore në Homs dhe disa qytete të tjera, ndërsa zyrtarë të Lidhjes Arabe kanë mbërritur në vend për bisedime.

Në Homs, një prej pikave kryesore të rezistencës antiqeveritare, shumica e punonjësve qëndruan në shtëpi, ndërsa dyqanet u mbyllën.

Ndërkohë, në kryeqytetin Damask, u mbajt një manifestim i orkestruar me mbështetësit e presidentit Bashar al-Assad.

Disa përfaqësues shtetesh dhe zyrtarë të lartë të vendeve arabe kanë mbërritur në vend, për të diskutuar me aurotitetet mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund fushatës së dhunës, e cila i ka marrë jetën deri tani më shumë se 3 mijë njerëzve.

Megjithatë, sipas reporterëve të mediave ndërkombëtare, shanset që të ketë një rrugëzgjidhje duken të zymta.

Ndërkohë, aktivistë të pavarur lajmëruan për një sulm të pakonfirmuar në krahinën e Heratit, në të cilin duket se kanë mbetur të vrarë 15 persona, midis të cilëve nëntë ushtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA