SHBA, në pranga ish-drejtori i “Goldman Sachs”

26/10/2011 16:10

Një ish-drejtues i bankës së investimeve “Goldman Sachs” është marrë nën kontrollin e FBI-së nën akuzat e përfshirjes në një aferë financiare.

Rajat Gupta, 62 vjec, akuzohet se i ka siguruar informacione në mënyrë ilegale menaxherit të fondeve Raj Rajaratnam.

Ky i fundit u dënua me 11 vjet burg për afera ilegale brenda kompanisë më herët gjatë muajit.

Akuzat për shkelje u ngritën ndaj zotit Gupta nga Komisioni amerikan për Sigurinë dhe Financat në muajin mars. Bisedat telefonike të regjistruara mes dy personave u dëgjuan nga juria gjatë procesit ndaj Rajaratnam.

Juria dëgjoi se më 23 tetor të vitit 2008, se si në një takim privat të anëtarëve të bordit të “Goldman Sachs”, grupit iu komunikua se kompania kishte pësuar një humbje të rëndë tremujore, për herë të parë në historinë e saj.

Përgjimet telefonike treguan gjithashtu se zoti Gupta kishte telefonuar Rajaratnam 23 sekonda pasi kishte përfunduar takimi dhe se Rajaratnam i kishte shitur të gjitha aksionet e tij tek “Goldman Sachs” duke fituar miliona dollarë.

Zoti Gupta, me origjinë nga Kolkata e Indisë, ishte diplomuar në degën e biznesit të Universitetit të Harvardit dhe kishte punuar si anëtar i bordit të kompanisë “Procter & Gamble”, si dhe për kompaninë “American Airlines”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA