Rikuperohen pikturat e vjedhura të Picasso

26/10/2011 17:30

Dy piktura të vjedhura të Pablo Picassos u rikuperuan në kryeqytetin e Serbisë, Beograd dhe do t’i rikthehen muzeut të Hanoverit në Gjermani, u lajmërua gjatë të mërkurës.

Mrekullitë e realizuara me bojra uji, të quajtura “Koka e Kalit” dhe “Gota e Shtamba”, u grabitën gjatë një ekspozive në qytetin zviceran të Pfaefikonit, pranë Zyrihut, në vitin 2008.

Sipas asaj që raporton BBC, nuk është ende e qartë se si u zbuluan dy pikturat apo nëse grabitësit e tyre janë arrestuar. Megjithatë, raportimet e deritanishme të mediave vendase nuk flasin për të vendosur nën pranga.

Zvicra kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar kërkimi nëpërmjet Interpolit, për pikturat që vlerësohen rreth 4,3 milion dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA