Qeveria shqiptare 100 mijë dollarë ndihmë Turqisë
26/10/2011 00:00
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për dhënien e kontributit
financiar në ndihmë të tre vendeve, të prekura nga katastrofat natyrore.
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Turqisë, në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.
Gjithashtu u miratua dhënia e ndihmës financiare prej 100 mijë dollarë Pakistanit, në lehtësimin pasojave të shkaktuara nga përmbytjet në këtë vend.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe dhënien e ndihmës financiare prej 50 mijë dollarë për Somalinë, Etiopinë dhe Xhibutin, në ndihmë të popullsisë së këtyre vendeve të prekur nga një varfëri e thellë, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur në këto vende.
Top Channel