Prokurorët që po hetojnë shpërthimin e një jave më parë në minierën e
Bulqizës kanë mbërritur në Tiranë për të marrë dëshmitë e të plagosurve
që po kurohen në Spitalin Amerikan.
Duke qene se dy minatoret e plagosur konsiderohen si deshmitare te rendesishem okulare per llogari te hetimeve te nisura, fillimisht prokuroret kane marre ne pyetje minatorin Zaim Perkola. Behet e ditur se i plagosuri ka thene se nuk mbante asgje mend dhe se ne kohen qe kishte ndodhur shperthimi ai ka qene i ulur ne nje stol pothuajse 100 metra larg vatres se shperthimit.
“Une mbaj mend vetem momentet kur me transportuan me helikopter drejt Tiranes”, mesohet te kete thene minatori i demtuar. Nderkohe prokuroret kane tentuar te marrin deshmine edhe te minatorit Basri Toska, i cili sapo ka dale nga gjendja e komes.
Duke qene se ai mbahet ende ne reanimacion dhe ka demtime ne koke, mjeket kane gjykuar qe i demtuari te mos pyetet per mos ta tronditur psikologjikisht. Ne dalje te spitalit kryeprokurori Hysni Vata u pyet per raportin e nje dite me pare te Repartit të Inspektim Shpetim Minierave, te cilet kane dale ne perfundimin se shperthimi i gazit te hidrogjenit ka ardhur si pasoje e nje gabimi njerezor.
Nga shperthimi i gazit te hidrogjenit ne minierën e Bulqizes mbeti i vrare nje minator dhe tete te tjere u plagosen. Mesohet jo zyrtarisht se per kete ngjarje prokuroria po heton edhe per shkeljen e rregullave te sigururise ne pune.
Tragjedia në Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike nga ana e punëtorëve.
Ky është konkluzioni i ekspertizës që ka nxjerrë grupi i ekspertëve të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM), pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor dhe u plagosën 8 të tjerë.
Në një intervistë, drejtori i RISHM-it, Sajmir Zeka, ka deklaruar se nga verifikimi i urdhërave të punës nuk bëhet fjalë për shkelje të tyre nga ana e drejtuesve të firmës.
Por, nga kontrolli në nivelin e 16 ku ndodhi dhe aksidenti, mund të thuhet se shpërthimi i gazit u provokua nga një flakë e jashtme.
“Shpërthimi është provokuar nga 40-50 metra nga balli i fronit. Duke qenë se bëhet fjalë për gazin hidrogjen, nuk mund të provokohet vetvetiu. Vatra e burimit duhet të jetë detyrimisht një vatër e krijuar nga një gabim njerëzor ose shkëndijë. Nga verifikimi, në zonën e shpërthimit janë gjetur bishta cigaresh, paketa dhe çakmakë të hedhur”.
Ndonëse këto mbeten vetëm hipoteza, pasi i takon Prokurorisë të japë versionin përfundimtar mbi shkaqet dhe shkaktarët e tragjedisë në Bulqizë, RISHM-I, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka marrë masat administrative maksimale për firmën koncesionare “ACR” dhe drejtuesit më të lartë të minierës.
“Kemi marrë ndëshkimin maksimal për kompaninë, pasi edhe nëse bëhet fjalë për neglizhencë, janë punonjësit e saj që e kanë kryer. Është vendosur dënimi 500 mijë lekë të reja për firmën, 150 mijë për kryeinxhinjerin dhe drejtorin, si dhe masa të tjera financiare për shefin e ajrimit dhe brigadierin e turnit. Do të bëhet gjithashtu largimi nga pozicioni për njerëz që duhet të ishin më të përgjegjshëm në vlerësimin e situatës”, thekson Zeka.
Sipas ekspertëve të RISHM-it, pas aksidentit të shpërthimit të gazit, i është lënë detyrë firmës koncesionare “ACR” që të kryejë sa më parë investimet në thellësitë e minierës, duke ndërruar së pari sistemin aktual të ajrimit.
Drejtori i RISHM-it konfirmoi se miniera e Bulqizës do të rehabilitohet sipas një projekti të ri ku mendohet të punohet deri në nivelin e 23. Ekspertët e RISHM gjykojnë se në aksident ka ndikuar dhe mbyllja e minierës si pasojë e grevës një mujore të minatorëve.
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar
aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të
tjerë.
Mbas
diskutimeve dhe analizës mesohet se është shkarkuar shefi i brigadës
së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna
përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar bigadieri i këtij
niveli.
Këto janë disa nga masat që ka ndërmarrë vetë
kompania, por nderkohë prokuroria po bën hetimet për të nxjerrë shkaqet
dhe shkaktarët që sollën aksidentin e rëndë në galeri.
Top Channel