Autoritetet në Pakistan shkarkuan nga detyra dy policë, pasi një gjykatë shpalli se ata ishin të përfshirë në vrasjen e pesë shtetasve rusë në 17 maj.
Megjithatë, asnjë çështje për vrasje nuk është nisur ndaj tyre, duke e bërë të paqartë nëse procedimi do të vazhdojë. Moska zyrtare ka reaguar me tërbim, duke shprehur të gjithë revoltën e saj për ngjarjen.
Rusët, midis të cilëve edhe tre gra, u qëlluan nga trupat policore dhe paraushtarake pranë qytetit të Kuetës. Fillimisht u lajmërua se ata kishin hapur zjarr ndaj forcave të rendit, por një hetim i mëvonshëm tregoi se shtetasit rusë ishin të parmatosur, ndërsa njëra prej grave ishte shtatzanë shtatë muajshe.
Pas një hetimi, çështja përfundoi në gjykatë dhe dy policë u shkarkuan nga detyra sepse ushtruan dhunë të tepruar ndaj civilëve. Autoritete gjyqësore nuk e trajtuan çështjen si një vrasje. Të shkuar nga puna, policët mund t’i drejtohen apelit me kërkesën që t’i rikthejë ata në trupën e efektivave.
Top Channel