Nxënësja kineze, e vetme në klasë
26/10/2011 14:15
Liu Ying është nxënësja më e mirë, por njëkohësisht edhe më e keqja në klasën e saj për vetë faktin se është e vetmja nxënëse në të.
Ajo kurrë nuk ka pasur shokë dhe shoqe klase katër vitet e fundit, që kur një shkollë më e mirë është ndërtuar në fshatin ku ajo jeton, Benzi.
“Nuk është keq sepse kam 7 mësues në dispozicion. Problemi është se duhet të dish të gjitha përgjigjet që të bëjnë mësuesit sepse nuk ke si fshihesh”, shprehet vogëlushja.
Një mësues i shkollës shpjegon: “Duhet t’i japim mësim të gjithë atyre nxënësve që duan të shkollohen, pavarësisht se sa pak mund të jenë në numër.”
Top Channel