Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega, është përfshirë në betejën më të vështirë të jetës së tij, atë kundër parkinsonit. Një betejë që e përjeton gjithsesi me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij të deritanishme.
Në një intervistë eksluzive për emisionin e Pasdites, ndonëse e ka të vështirë të artikulojë, Bega arrin gjithsesi të shfaqet i gjallë dhe pavarësisht problemeve të shfaqura dhjetë vjet më parë, vazhdon të bëjë plane.
“Dua të bëj edhe një film pa zë, ashtu si Ben Hilli”, thotë aktori i merituar. “Njerëzit vazhdojnë të më duan dhe sa herë që dal në rrugë më përqafojnë, bëjnë foto dhe shprehin keqardhjen për gjendjen time. Kaloj ditët duke parë videokasetat e mia dhe më bëjnë të qaj”.
Ndërkohë, në studio, vajza e aktorit, Matilda Bega dhe njëkohësisht edhe një organizatore në programin “Fiks Fare”, dëshmoi se si preku gradualisht sëmundja babain e saj.
“Simptomat e para i ka patur rreth vitit 2000. Në fillim iu bllokua njëri krah dhe menduam se ishte diçka e kraut ose kockave, nuk e kuptonin nga i vinte. Më pas i kapëm që ishin simptomat e para të parkinsonit. U befasuam pasi nuk e kishim në trashëgimi, por diagnoza dola e njëjtë në të gjithë vendet që shkuam, Meti vuante nga parkinsoni”.
Megjithatë, sëmundja nuk mundi dot ta vendoste përfund artistin. “Në fillim ishte optimist, nuk e njihnim shumë si sëmundje dhe ato që lexoja nuk ia thoja. Në kohët e para vazhdoi të dilte në skenë, dorën e mbante në xhep, nuk kuptohej fare. Bëri Met Bega shoë, variete në pallatin e kongreseve dhe ishte dalja e fundit në publik, më tej u rëndua edhe më shumë”, rrëfen e bija.
“Në 10-11 vjet, sëmundja ka ecur dhe në 3-4 vitet e fundit është rënduar shumë. Flet me vështirësi dhe duhet kohë ta kuptosh. Në fillim dilte, takonte miqtë, më pas jeta ecën, miqtë kanë problemet e tyre, sëmundja sëmundje, të jep problem me të folurin dhe nuk kuptohet kur flet. Megjithatë, e mban vetëm optimizmi, thotë çdo ditë s’kam asgjë, jam shumë mirë. Dhe pavarësisht sëmundjes, mbetet aktiv, del çdo ditë dhe bën plane të ndryshme”.
Top Channel