Londra asnjëherë nuk i ka shqetësuar drejtuesit e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për cfarëdo aktiviteti të mundshëm. Stadiumet infrastruktura e transportit, hotelet kanë qenë gjithmonë në gatishmëri dhe si plan rezervë, nëse dështonte ndonjë kandidaturë tjetër, por olimpiada e 2012, tregon se anglezët po përgatiten seriozisht.
Pasi janë inauguruar velodromet dhe pista olimpike, tashmë drejtuesit janë fokusuar në kompletimin e apartamenteve për Lojërat e vititi të ardhshëm. Në fshatin olimpik numri i banesave ka kaluar numrin 2 mijë, duke garantuar një qëndrim mëse të mjaftueshëm për të gjithë atletët dhe stafin që do të zbarkojnë në kryeqendrën britanike në 2012.
Apartamentet në Londrën Lindore do të presin të paktën 23 mijë protagonistët olimpikë, dhe zyrtarët e qindra vendeve. Pas olimpiadës, këto banesa do të konvertohen në shtëpi sociale, duke krijuar një lagje të re në qytet.
Top Channel