Janë hapur mëngjesin e së mërkurës, homazhet për pilotin e MotoGP, Marko Simoncelin që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur të dielën në pistën e Sepangut.
Arkivoli që mbante trupin e pajetë të italianit, zbarkoi në Koriano, në qytetin e lindjes së pilotit ndërsa dhjetëra familjarë dhe miq u bashkuan për të qëndruar pranë tij.
Një eskortë policie shoqëronte kortezhin ndërsa banorët thanë se edhe qielli po qante për tragjedinë, duke aluduar me shiun që nisi në qytezën e vogël të Korianos. Për shkak të vullnetit të familjes, arkovoli do të lihet zbuluar deri në pasditen e së enjtes kur do të zhvillohet funerali.
Simoncelit parashikohet t’i japin lamtumirën e fundit më shumë se 60 mijë persona, në qytezën që ka vetëm 10 mijë banorë. Miqtë e pilotit të ndjerë kanë sjellë edhe motorin me numrin e famshëm 58, që mbante Simonceli në garë, Xhilerën me të cilin ai u shpall kampion në 2008, dhe që garonte këtë sezon në MotoGP.
Top Channel