Tirana, Skëndërbeu dhe Flamurtari arritën fitore të rëndësishme, ndërsa u zhvillua java e dytë e ndeshjeve të grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë arritën një sukses minimal në transfertë, në fushën e vështirë të Laçit dhe përforcuan pozitat e tyre në krye të grupit A me gjashtë pikë. Skëndërbeu doli fitues në përballjen e zhvilluar në Korçë me Kastriotin, ndërsa vlonjatët mundën Teutën kryesuese në kampionat.
Nga ana tjetër, kriza e Dinamos vazhdon të thellohet. Skuadra e vendit të fundit në kampionat, këtë herë mundet edhe në Kupë në kryeqytet edhe nga Elbasani i Kategorisë së Parë. Apolonia fitoi me goleadë me Shkumbinin në Peqin, me rezultatin 3-4, Pogradeci mposhti Kamzën, ndërsa Vllaznia, ditën pas largimit të trajnerit Josa, ndalet në barazim pa gola nga Bylisi. Në stol, për këtë ndeshje ishte ndihmësi i Josës, Plori.
Takimi midis dy skuadrave të Kategorisë së Parë, Luftëtari-Besa, nuk u zhvillua. Për herë të parë në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas dy ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.
Grupi A
N F B H Gola P
1. Tirana 2 2 0 0 4-1 6
2. Laçi 2 1 0 1 3-2 3
3. Apolonia 2 1 0 1 5-6 3
4. Shkumbini 2 0 0 2 4-7 0
Grupi B
1. Pogradeci 2 1 1 0 3-1 4
2. Flamurtari 2 1 0 1 1-1 3
3. Kamza 2 1 0 1 2-3 3
4. Teuta 2 0 1 1 0-1 1
Grupi C
1. Skënderbeu 2 2 0 0 3-0 6
2. Kastrioti 2 1 0 1 3-1 3
3. Besa 1 0 0 1 0-1 0
4. Luftëtari 1 0 0 1 1-4 0
Grupi D
1. Vllaznia 2 1 1 0 4-2 4
2. Bylis 2 1 1 0 2-1 4
3. Elbasani 2 1 0 1 4-5 3
4. Dinamo 2 0 0 2 2-4 0
Top Channel