Juventus, Krasic drejt largimit

26/10/2011 14:40

Edhe pse trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka siguruar se Milos Krasic është një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, mesfushori serb vazhdon të jetë një çështje e hapur në shoqërinë bardhezi.

Kjo sepse Krasic, në ndeshjen ndaj Fiorentinës, për herë të parë ka përfunduar në tribunë dhe Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë për blerjen e mesfushorit në merkaton e janarit.

Por, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është munduar të mos ngrejë polemika: “Milos nuk ishte në formë dhe trajneri bën zgjedhjet e tij duke parë rendimentin e atyre që ka në dispozicion. Mos e bëjmë dramë sepse Conte mori vetëm një vendim brenda logjikës së futbollit.”

Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi u rikthye te fitorja përballë Fiorentinës.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-1. Ai që shënoi i pari ishte mbrojtësi Bonucci që në minutën e 13-të të takimit. Megjithë përpjekjet për gjetjen e golit të dytë, pjesa e parë u mbyll 1-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për Fiorentinën. Miqtë sulmojnë disa herë rrezikshëm dhe frutet e lojës së tyre i morën në minutën e 58-të kur Jovetic shënon një super gol.

Barazimi zgjati për pak minuta pasi në të 65-n, Juventus kaloi sërish në avantazh me anë të Alesandro Matrit, gol ky që vulosi takimin.

Pas kësaj fitoreje, Juventus merr përkohësisht kryesimin në renditjen e Serisë A, në pritje të zhvillimit të takimeve të tjera që luhen të mërkurën në mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA