Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Kinemaja për të rritur është një industri që qarkullon qindra miliona euro çdo vit dhe konkurrenca është e madhe. Për këtë arsye, producentët e filmave me pullë të kuqe janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të diferencuar prodhimin e tyre dhe për të tërhequr konsumatorët.
Por, duket se dikush ka kaluar kufirin. Doktori Jaroslav Bartak ka hyrë ilegalisht në një ambasadë të Vatikanit në Pragë, kryeqytetin e Republikës Ceke, për të filmuar skena të një filmi pornografik.
Bartak përfitoi nga statusi i tij profesional për të mashtruar autoritetet e ambasadës. Ai i tha atyre që një virus i rrezikshëm po përhapej në ambiente dhe të gjithë duhet të largoheshin. Pasi i dhanë disa ditë kohë për të punuar i pashqetësuar për largimin e virusit, Bartak hyri në ambasadë së bashku me aktorët dhe teknikët e filmit të drejtuar dhe prodhuar nga Frantisek Jilek.
Vetë doktori luante rolin e një kardinali të shthurur në këtë film.
Bartak është arrestuar pasi disa nga aktoret e kanë akuzuar për përdhunim dhe më pas është zbuluar mashtrimi i doktorit ndaj stafit të ambasadës.
Top Channel