Barcelona, ndaj Granadës mjafton Xavi
26/10/2011 00:00
Barcelona ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë ekipin e Granadës.
Katalanasit zhvilluan një lojë shumë të qetë dhe pa shumë raste për gol duke u mjaftuar vetëm me një goditje dënimi perfekte të Xavi Hernandez që përfundoi në trekëndëshin e portierit Roberto.
Barcelona nuk dominoi siç jemi mësuar ta shikojmë dhe kontrolloi avantazhin që arriti në minutën e 33-të të pjesës së parë edhe për shkak se në pjesën e dytë arbitri ndëshkoi me të kuq dy futbollistë të Granadës.
Cuenca është talenti i radhës i katalanasve që debutoi në krahun e majtë të sulmit.
Top Channel