Akuzat për racizëm, Terri larg kombëtares

26/10/2011 18:20

Mbrojtësi i Celsit Xhon Terri do të përballet me një luftë jashtë fushës për të mbajtur shiritin e kapitenit te kombëtarja angleze. Federata e futbollit anglez ka nisur një hetim mbi akuzat ndaj Territ se ka shfaqur racizëm në fushë, ndaj lojtarit me ngjyrë, Enton Ferdinand.

Skuadra londineze e Kuins Park Rejnxhërs kërkoi më parë nga zyrtarët që të hetohej incidenti që ndezi gjakrat në fushë, ndërsa mbrojtësi i Celsit ka mohuar akuzat se përdori ofendime raciste. Kjo ngjarje është një tjetër probleem për drejtuesit e Federatës dhe trajnerin e kombëtares angleze, Fabio Kapelo.

Ky i fundit rivendosi në muajin mars, Xhon Terrin si kapiten të ekipit, pasi më parë i kishte hequr shiritin për shkak të skandaleve seksuale. Kapelo po mendon që të rimodelojë një ekip për finalet e Euro 2012, pa Runin dhe Terrin mes të grumbulluarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA