Vllaznia, shkarkohet Mirel Josa

25/10/2011 18:10

Kategoria Superiore në futbollin shqiptar, ka prerë një tjetër kokë trajneri këtë sezon, me zyrtarizimin e shkarkimit të Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë.

Ashtu sic edhe pritej, tekniku kryeqytetas i ka dhënë fund aventurës së dytë me klubin shkodran, duke u larguar për mungesë të rezultateve, edhe pse kuqeblutë këtë sezon kanë zhvilluar lojëra të mira.

Nga mbledhja e zhvilluar këtë javë në Bordin mbikëqyrës, të gjithë kanë qenë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, dhe ai që është sakrifikuar ka qenë trajneri. Skuadra shkodrane e ka nisur sezonin si pretendente për fitimin e Superligës dhe Kupës së Shqipërisë, objektiva për të cilët Vllaznia mbetet ende në garë.

Por klubi verior gjendet aktualisht në vendin e 8 në renditjen e kategorisë Superiore, me 7 pikë pas 6 javëve të para.

Stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjes së radhës ndaj Pogradecit të shtunën, do ta drejtojnë zëvendëstrajnerët, në pritje të emrit të ri për pankinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA