Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi

25/10/2011 00:00

Trupat e ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, djalit të tij Muatassim
dhe një bashkëpunëtori të ngushtë janë varrosur në fshehtësi në
shkretëtirë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet libiane. Një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit tha për BBC se trupat u varrosën në një lokalitet të panjohur.

Varrimi vjen pas një pasigurie të gjatë në radhët e lidershipit të ri mbi fatin e trupave të ish-drejtuesve të regjimit.

Familja e kolonelit dëshironte që trupat të varroseshin jashtë vendlindjes së diktatorit, Sirtes, por drejtuesit e KKT-së shprehën qëndrimin e tyre për një varrim të rezervuar.

Më herët, agjencia e lajmeve “Associated Press” raportoi se kishte marrë një konfirmim në një dokument të këshillit ushtarak në Misrata se varrimi u zhvillua në një lokalitet sekret në 05:00 me orën lokale.

Vetëm pak të afërm dhe zyrtarë morën pjesë në funeral, ku u mbajtën edhe lutje islamike.

Dëshmitarë të ndryshëm raportuan se trupat e tre personave në fjalë u morën gjatë natës nga dhoma-frigorifer në Misrata, ku ishin ekspozuar.

“Detyra jonë ka përfunduar. Trupi u transferua dhe këshilli ushtarak në Misrata e coi atë në një lokalitet sekret”, deklaroi një roje e vendosur pranë dhomës-frigorifer.

Udheheqesit e rinj libiane kane
qene mjaft te lekundur per ceshtjen e trupit te Gaddafi-t, te djalit te
tij Mutassim dhe nje ndihmesi te ngushte te ish-diktatorit. Te tre jane
marre gjate nates nga ambienti frigoriferik ne Misurata, ku ishin
ekspozuar prej ditesh. Familja e kolonelit pretendon qe trupat t’i
kthehen asaj per nje varrim te denje sipas ligjeve dhe rregullave te
islamit.

Keshilli Kombetar i Tranzicionit nuk e ka mbajtur
te fshehte deshiren e tij per nje varrim sekret. “Koloneli,- thane
zyrtare te tij per Reuters, – do te prehet ne nje vend ne shkretetire.
Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te
zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese
edhe disa sheike”.

Ceshtja e trupit te Gaddafi-t ka qene nje
fushe e minuar per lidershipin e ri libian, per kete arsye dhe marrja e
nje vendimi vonoi kaq shume. Ka patur shqetesime se nje varr publik
mund te kthehet ne faltore per besniket e tij, apo e kunderta, te vihet
ne shenjestren e urrejtjes se kundershtareve te regjimit. Por ne fund,
natyra beri punen e saj dhe Keshilli u detyrua te vendoste.

Top Channel