Të gjithë e dimë që shahu do një përqëndim të jashtëzakonshëm. Sheh me sy lëvizjen e kundërshtarit dhe po me sy studion fushën e shahut për të bërë lëvizjen tënde.

Imagjinoni sikur të gjithë këtë lëvizje ta bëjnë njerëz që nuk e shohin fushën, por mund vetëm ta prekin atë.

Emisioni ‘Pasdite në Top Channel’ ndoqi një lojë shahu të disa personave të verbër të cilët përdorin kujtesën për vazhdimësinë e saj.

Secili prej tyre mban mend pozicionet e gurëve të shahut dhe lëvizjet bëhen të ditura me fjalë sipas termave algjebrikë.

“Tabela është e ndërtuar me kuadrate, disa janë më të ulët dhe disa më të ngritur. Kemi edhe shkronjat dhe numrat të shkruar në reliev”, shpjegon një nga lojtarët.

Ata ëndërrojnë turneun e Montekarlos, aty ku personat që nuk shikojnë mblidhen në garën e tyre virtuale.

Fusha me kuadrate të zezë e të bardhë, simbol mes errësirës dhe dritës, do të presë një tjetër duel mes tyre e që në historinë e këtij sporti njihet si betejë mes titanëve dhe perëndive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA