Shkrirja e akujve, ende pa fajtor

25/10/2011 00:00

Të dhëna të reja ngrenë dyshime mbi fajtorin që ka cuar në “shembjen” e
platformës më të madhe të akullit të Arktikut, Ward Hunt.

Kjo, pasi nuk ka prova të mjaftueshme që përgjegjëse ka qenë ngrohja globale.

Ky përfundim ka dalë nga një studim i publikuar në revistën e Akademisë amerikane të Shkencave, PNAS, që ka rindërtuar historinë e kësaj platforme dhe ka dokumentuar një thyerje të akujve të ndodhur rreth 1400 vjet më parë.

Shkrirja e platformës Ward Hunt ka disa precedentë, sic dokumenton studimi i koordinuar nga Dermot Antoniades, nga Laval University.

Thyerja e fundit e madhe e platformës Ward Hunt, një masë akulli prej 400 kilometra katrorë në veri të ishullit Ellesmer në Kanada, ka ndodhur në vitin 2008, kur janë shkëputur dy aizbergë të mëdhenj të përmasave pesë dhe 14 kilometra katrorë.

Fenomeni u lidh menjëherë me ngrohjen globale, por për të verifikuar këtë hipotezë dhe për të vendosur që shembja e platformës është jashtë ndryshueshmërisë natyrore, studiuesit kanë rindërtuar lindjen dhe historinë e Ward Hunt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta