SHBA, merr fund zyrtarisht Lufta e Ftohtë

25/10/2011 21:00

Bomba e fundit bërthamore në SHBA nga koha e Luftës së Ftohtë ka filluar të shkatërrohet në qendër ushtarake në Teksas, lajmëruan mediat amerikane gjatë të martës.

Ekspertët do të ndajnë rreth 136 kilogram uranium nga detonatori i asaj që është pjesë e brezit të bombave “B-53”, më të fuqishmet që amerikanët zotëronin në arsenalin e tyre të armëve.

Me peshë rreth katër tonë, “B-53” ka përmasat e një furgoni dhe është në gjendje të krijojë një shpërthim 600 herë më të fuqishëm se ai që ndodhi në Hiroshimë në vitin 1945.

Pjesë e brezit që filloi të ndërtohej në vitin 1962, “B-53” mbetën në shërbim aktiv deri në vitin 1997. Ajo ishte dizenjuar që të godiste objektiva thellë në brendësinë e tokës dhe duhet të transportohej nga bombarduesit B-52.

Prej më shumë se një dekade, armët në fjalë kanë filluar të demontohen, pasi konsidohen shumë të vjetra dhe të kushtueshme për t’u mbajtur në shërbim aktiv. Megjithatë, SHBA e ka patur gjithmonë e më të vështirë të shpërbëjë këto armë të shkatërrimit në masë, pasi me teknologjinë që ka avancuar, kanë mbetur të paktë ekspertët që janë ende në gjendje të merren me proceset e vjetra”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA