Një funksionar i lartë në luftën kundër talebanëve në Pakistan gjeti vdekjen pas makina në të cilën ai po udhëtonte u godit me një predhë, raportoi CNN të martën.
Aziz-ur Rehman, i njohur për udhëheqjen e disa operacioneve madhore të policisë në rajonin e Vaziristanit, vatër e rezistencës talebane, ishte duke udhëtuar me makinën me djalin 12-vjeçar dhe dy truproja, në momentin e shpërthimit. Të tre udhëtarët u konfirmuan të vdekur gjithashtu.
Javën e shkuar, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, vizitoi Pakistanin dhe bëri thirrje për përshkallëzimin e luftës së autoriteteve kundër lëvizjeve fondamentaliste, që po destabilizojnë të gjithë rajonin.
Islamabadi zyrtar është kritikuar vazhdimisht për indiferencë në luftën ndaj ekstremistëve fetarë. Më parë gjatë tetorit, një gjeneral i ushtrisë deklaroi publikisht se nuk ka asnjë ngut në luftën ndaj militantëve dhe se ajo do të bëhet sipas strategjisë dhe kapaciteve pakistaneze.
Top Channel