Ekipi i Marco Simoncelli, pilotit që humbi jetën tragjikisht në garën e Malajzisë të dielën, nuk do të garojë në Cheste të Valencias, në garën e ardhshme të botërorit të Moto GP.
Skuadra “San Carlo Gresini Honda” nuk do të jetë e pranishme në garën që do të zhvillohet në datën 6 nëntor në Spanjë.
“Ekipi im nuk do të jetë në garën e radhës në Valencia dhe në provat që janë të parashikuara në ditët pas garës”, theksoi Fausto Gresini, pronari i ekipit.
“Ditët pas aksidentit janë shumë më të vështira për të gjithë ne. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E di që profesioni ynë është i rrezikshëm, por gjithmonë ecën me shpresën se nuk do të ndodhë asgjë. Por, kur ndodh diçka si kjo gjithçka ndryshon. Është e vështirë të pranohet dhe të shpjegohet”, shprehet Gresini.
Tragjedia e 24-vjeçarit Simoncelli nuk është e para për Gresinin. Në vitin 2003, një tjetër pilot i tij, Daijiro Kato, vdiq në një aksident të rëndë në garën e Suzukës.
Top Channel