Është publikuar lista e 50 lojtarëve kandidatë për fitimin e Topit të Artë të këtij viti.
Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Barcelona është skuadra që ka më shumë lojtarë në këtë listë, plot 10. Lojtarët blaugrana që mund të fitojnë këtë çmim janë: Messi, Iniesta, Xavi, Cesc, Piqué, Puyol, Villa, Alves, Abidal dhe Alexis Sánchez.
Real Madrid është i përfaqësuar me 6 lojtarë në këtë listë: Casillas, Xabi Alonso, Cristiano Ronaldo, Özil dhe Khedira. 5 janë lojtarët e Bayern Munchen: Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm , Mario Gómez, Thomas Müller dhe Franck Ribéry.
Kandidatë për Topin e Artë FIFA janë edhe futbollistë si Sneijder, Van Persie, Robben, Van der Vaart, Samuel Eto’o, Kun Agüero, Luis Suárez, Diego Forlán, Chicharito Hernández, Wayne Rooney, Neymar dhe Antonio di Natale, i vetmi italian.
Anëtarët e Komisionit të Futbollit të FIFA-s, mes të cilëve janë edhe Romario dhe Carlos Bilardo, kanë nisur votimin për listën e 23 lojtarëve që do të publikohet në datën 1 nëntor, ndërsa lista e tre finalistëve do të shpallet më 5 dhjetor.
Fituesi i Topit të Artë FIFA 2011 do të mësohet më 9 janar të vitit 2012.
Top Channel