Juventus i rikthehet fitores

25/10/2011 22:35

Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi rikthehet të fitorja dhe këtë e bën në ndeshjen e luajtur në “Juventus Stadium” në Torino përballë Fiorentinës.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-1. Ai që shënon i pari ishte mbrojtësi Bonuci që në minutën e 13-të të takimit. Megjithë përpjekjet për gjetjen e golit të dytë, pjesa e parë u mbyll 1-0. Pjesa e dytë nis më mirë për Fiorentinën. Miqtë sulmojnë disa herë rrezikshëm dhe frutet e lojës së tyre i marrin në minutën e 58-të kur Jovetic shënon një super gol.

Barazimi zgjati për pak minuta pasi në të 65-n, Juventus kalon sërish në avantazh me anë të Alesandro Matrit, gol ky që vulosi takimin.

Pas kësaj fitoreje, Juventus merr përkohësisht kryesimin në renditjen e Serisë A, në pritje të zhvillimit të takimeve të tjera që luhen të mërkurën në mbrëmje, ku Udineze do të udhëtojë në Napoli, ku e pret sfida e vështirë me vendasit, Milani pret Parmën në San Siro, ndërsa Interi do të përballet në transfertë me Atalantën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA