Pas 90 minutave në pankinë, në sfidën ndaj Kievos, Diego Milito do të rikthehet titullar këtë mesjavë për ndeshjen që zikaltërit do të luajnë ndaj Atalantës.
Argjentinasi ka shansin që të bindë trajnerin për të fituar më shumë minuta këtë sezon, duke nisur nga superndeshja e së shtunës Inter-Juventus.
Dikur “Princi” ishte i paprekshëm dhe gjithmonë luante titullar ndërsa ai nuk zhgënjente duke shënuar edhe me sy mbyllur. Por në një vit e gjysmë, Milito ka kaluar nga 90 në 0 minuta, duke u parakaluar shpeshherë edhe nga debutuesi i këtij sezoni, Kastainjos.
Pas tripletës së famshme me Murinjon, argjentinasi ka vuajtur një sezon ferri me 5 dëmtime, por në finalen e kupës dhe Superkupës së Italisë, ishte në fushë.
Për ish-trajnerin Gasperini, Milito ishte sulmuesi që duhej dhe Pacini ishte ai që duhej të shihte nga stoli. Në pritje të rivendosjes së hierarkive, Milito duhet të gjejë gjuhën me trajnerin Ranieri, duke nisur nga sfida ndaj bergamaskëve.
Top Channel