Boks, Klicko kundër Mormak

25/10/2011 20:35

Kampioni botëror në peshat e rënda në Boks, Vladimir Klicko si dhe sfidanti i tij  Zhan Mark Mormek, janë konfrontuar me fjalë mes tyre në pritje të duelit në ring.

Gjatë një konference në Paris, dy gjigantët e ringut krahasuan ndeshjen mes tyre, me një lojë shahu, por sfida e 10 Dhjetorit të Dyseldorf, pritet të jetë më e ashpër.

Ukrainasi Klicko, do të kërkojë të marrë fitoren e 50 me “nokaut” në 60 ndeshje si profesionist, kur të ndeshet me Mormak.

“Boksi është si një lojë shahu dhe nga eksperienca që ke, duhet ta dish se për cfarë po flas. Ti duhet të kesh një plan A, B, C, dhe D. Do të të luftoj dhe do të zë shah mat”, i tha francezi Mormak, rivalit të tij ukrainas.

Mormak numëron 36 fitore dhe 4 humbje në boksin profesionist dhe është pagëzuar me emrin “Shënuesi” për shkak të taktikave që përdor.

Por 35 vjecari ukrainas, ka kaluar të tillë rivalë dhe më parë.

“Duhet të kesh ëndrra në jetë dhe unë nuk të vë faj për këtë”,  tha Klicko, duke nënkuptuar me ironi se rivalin e pret humbja. Më shumë se 50 mijë tifozë pritet të ndjekin duelin e boksit në “Esprit Arena” të Dyseldorfit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA