Skandali, Rooney feston pas humbjes 1-6

24/10/2011 17:25

Vetëm një futbollist i Manchester United ishte në humor për të festuar pas goditjes shkatërrimtare të marrë nga kampionët e Anglisë në derbin me City-n, të humbur me rezultatin 1-6.

Përfshi Rio Ferdinand, në të shkuarën në qendër të skandaleve për jetën e tij të natës, anulloi planet për të shkuar në “Wembley” për të parë një ndeshje të futbollit amerikan.

Megjithatë, nuk mendoi kështu ylli i United, Rooney, i cili pas ndeshjes vendosi të shkonte në një prej lokaleve të natës më të njohur të qytetit, në shoqërinë e tre futbollistëve të City-t, Barry, Hart dhe Balotelli.

Në mbrojtje të tij, Rooney mund të përmendë vetëm faktin se mbushte 26 vjeç ditën e ndeshjes, por është e vështirë që tifozët ta kuptojnë këtë argumentim. Humbja 1-6 ishte më e rënda e pësuar ndonjëherë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dhe më e thella e regjistruar në të gjithë historinë në përballjet me rivalët e të njëjtit qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA