Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, i vendosi një gjobë kapitenit dhe portierit të tij, Iker Casillas, pasi ky i fundit mbërriti me vonesë në seancën stërvitore.
30-vjeçari mbeti pre e trafikut të rënduar, në një ditë në të cilin Madridi u godit nga një shi i rrëmbyer. Si rrjedhojë, ai nuk mundi të mbërrinte në kohë në qendrën stërvitore të “Valdebebasit”. Ngjarjen e lajmëroi vetë Casillas, duke e shkruar atë në profilin e tij në një rrjet shoqëror.
”Java fillon keq për të gjithë madrilenët, me këto shira që i kanë prishur humorin të gjithëve, por për mua është edhe më keq, pas gjobës që më vendosi trajneri për mbërritjen me vonesë në stërvitje. Më ngushëllon vetëm fakti që të paktën arritëm të merrnim pikë të plota në Malaga”, shkruajti portieri.
Top Channel