Një shpërthim ndodhi në një stacion autobuzi në kryeqytetin e Kenias, Najrobi, duke vrarë të paktën një person, lajmëruan pasditen e së hënës burimet policore. Megjithatë, burime të pakonfirmuara nga një media vendase flasin për tetë viktima.
Më parë gjatë ditës, në një tjetër sulm, shpërthimi i një granate në një bar të populluar në kryeqytet, shkaktoi plagosjen e 12 personave.
Sulmet ndodhin dy ditë pasi Ambasada Amerikane në Najrobi paralajmëroi autoritetet se sulmet e militantëve islamikë të Somalisë fqinje ishin të afërta.
Kenia nisi një operacion të gjerë ushtarak ndaj trupave të islamistëve të “Al-Shabab” në territorin somalez dhe kjo është mënyra e tyre për t’iu përgjigjur aksionit. Askush nuk ka marrë përsipër deri tani autorësinë e sulmeve.
Top Channel