Për shtatë vjet me radhë kishte kërkuar statusin e azilantit, por cdo herë gjykatat e refuzonin atë, duke argumentuar se nuk ekzistonte asnjë rrezik për jetën e tij nëse do të kthehej në Iran.
Por jeta e Amir Beheshti do të ndryshonte vetëm kur do t’i jepej lajmi i mirë se ai mund të qendronte në Skoci për të vazhduar…palestrën.
Gjithcka u vendosur kur 40 vjecari do të paraqiste para gjykatës së ekstradimeve në Gllasgou se ai kishte krijuar jetën e tij personale në Skoci, ku përfshihej puna, darkimet me miqtë dhe palestra, dhe nëse do të deportohej në Iran, të drejtat e tij do të dhunoheshin.
Pas marrjes së argumentimit, gjykata vendosi se ai mund të qendrojë në Skoci përgjithmonë.
Ky vendim ka ngjallur debate të forta në vend në lidhje me politikat për ekstradimin e shtetasve të ndryshëm. Megjithatë, Lordi Glennie thotë se Skocia nuk ka pse trembet nga azilantët pasi rregullat përcaktojnë qartë se kujt i jepet ky status dhe se kërkesat për azil nuk janë në nivele alarmante.
Top Channel