Eshtë mbyllur në një barazim pa gola, ndeshja e kampionve të Shqipërisë Skëndëbeu me Teutën në Durrës. Pavarësisht një loje me shumë raste nga të dyja skuadrat respekvive, rrjetat mbetën të paprekura duke i ndarë nga një pikë.
Ndërkohë Tirana ka vuajtur për të fituar në shtëpi ndaj Bylisit dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shkodran, Bekim Bala, që shënoi tre gola, kundrejt dy të kapitenit ballshiot Amarildo Dimo.
Të parët kalojnë në avantazh miqtë me Dimon në minutën e 27-të. Brenda pak minutash Bala barazpeshon në 1-1, rezultat ky që mbyll pjesën e parë. Me fillimin e së dytës sërish është Bala që kalon në avantazh bardheblutë, ndërsa në minutën e 71-të Dimo shënon golin e dytë për Bylisin me 11-metërsh.
U mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, por në minutën e fundit Bekim Bala shënon golin e tretë duke i dhënë fitoren Tiranës, që shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë.
Edhe Kastrioti ka fituar në Krujë 2-0 me Apolloninë dhe në këtë mënyrë konfirmohet momenti mirë i krutanëve. Në minuëtn e 30 Inkango shënon golin e parë për Kastriotin dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Turdiu shënon golin e dytë me anë të një 11-metërshi .
Ndërsa Laçi ka fituar 1-0 ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Vucaj me 11-metërsh. Dinamo është në ditët e saja më të vështira, gjë e cila u vërtetua edhe në Laç. Dinamovitët kundërstar nuk patëm vendasit, por edhe gjykimin, pasi u mohon bluve një 11-metërsh të pastër dhe akordon një të tillë për vendasit në fund, penallti e diskutueshme. Edhe pas javës së gjashtë Dinamo mbetet në vendin e fundit me – 1 pikë.
Top Channel