Permbytje ne Spanje, 2 viktima

23/10/2011 17:20

Nje vershim i befte ujrash ne qytezen e fjetur Finestrat ne Costa Blanca te Spanjes i ka marre jeten nje cifti turistesh britanike qe ishin aty me pushime.

Dy te moshuarit, tek te 70-t, u goditen nga nje mur uji ndersa ishin ulur perpara nje kafeneje. Pamjet dramatike te permbytjes tregojne sesi britaniket u rrembyen nga ujrat e nje lumi te dale nga shtrati disa kilometra larg resortes popullore te Benidormit.

Uji vershoi ne nje perrua te thare dhe u perplas nder te tjera mbi tregtaret qe vendosin cdo jave tezgat e tyre ne zone. Keshilli bashkiak i qytetit sipas Reuters eshte gjobitur se fundi me 83.000 euro per gerryerjen e shtratit te perroit pa leje ne muajin korrik.

Ujrat e permbytjes qe i kushtuan jeten dy britanikeve, kane marre me vete cdo tezge e makine te ndodhur ne rruge. Disa kalimtare te rastit u perpoqen t’i shpetonin turistet, por pa sukses. Dy persona te tjere jane derguar ne spital, ndersa nje 90 vjecar i shpallur fillimisht i zhdukur, u gjet me vone ne nje rruge aty prane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA