Një satelitë i madh gjerman do të bjerë në mënyrë të pakontrolluar nga qielli në tokë gjatë fundjavës, me shumë mundësi ditën e diel.
Ashtu si dhe për satelitin e NASA-s, “UARS”, që ra në atmosferë në shtator, edhe në këtë rast askush nuk e di me saktësi se ku “Rosat” do të bjerë.
Ajo që e bën më interesante rënien e satelitit gjerman është se sa copa të tij mund të mbijetojnë deri në mbërritjen në tokë.
Ekspertët llogarisin se ndoshta 1.6 tonë mbeturina të satelitit, më shumë se gjysma e tij, mund të marrin fuqi gjatë rënies dhe të godasin rëndë planetin tonë.
Në rastin e “UARS”, pjesa e mundshme e tij që do të mbërrinte në tokë ishte llogaritur rreth gjysmë ton. Ndryshimi vjen për shkak të disa përbërësve më të mëdhenj në satelitin gjerman.
“Rosat” ishte një teleskop me rreze X dhe kishte një sistem pasqyre të përbërë nga një material prej karboni të përforcuar. Kompleksi i pasqyrave dhe struktura mbështetëse pritet të formojnë fragmentin më të madh.
Por, ashtu si në rastin e “UARS”, edhe për “Rosat” gjasat më të mëdha janë që ai të bjerë në oqean, duke qenë se sipërfaqja më e madhe e Tokës përbëhet nga uji.
Top Channel