Topalli-Sonino, debat për integrimin

21/10/2011 09:00

Zhvillimet e fundit politike në vend si dhe prioritetet e progres-raportit për Shqipërinë,  ishin në qendër të bisedimeve ndërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe drejtorit të përgjithshem në drejtorinë për zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

”Si Kryetare e Kuvendit”, tha Topalli. “Ndihem keq, që bllokimi dhe bojkoti  ashtu si mosvotimi i ligjeve të axhendës europiane nga opozita dëmtuan Shqipërinë, por nga ana tjetër ndihem mirë qe mazhoranca ka përsëritur disa herë ofertën ndaj opozitës për të nisur punën për 53 rekomandimet e raportit te Odihrit për reformen zgjedhore.

Ndërsa Zoti Sanino tha se “Shqiperia është një faktor stabiliteti në rajon. Sipas tij, integrimi europian duhet të jetë objektiv kombëtar dhe të gjitha forcat politike duhet të punojnë në këtë drejtim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA