Komanda e KFOR-it ka deklaruar se, operacioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe zhbllokimin e rrugëve në pikat kufitare 1 dhe 31 ka rezultuar i suksesshëm.

Zëdhënësi Uve Novicki ka bërë të ditur se tashmë trupat e KFOR-it kanë nën kontroll të plotë luginën e sipërme të Ibrit dhe rrugët që janë përdorur për kontrabandën.

“KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë”, ka nënvizuar Novicki.

EULEX: Pika kontrolli në pikën 31

Një komunikim analog ka bërë edhe misioni EULEX, që ka njoftuar se barrikadat janë larguar dhe janë vendosur pika kontrolli për automjetet.

Sipas njoftimit, pikat e kontrollit janë vendosur në pikën kufitare numër 31, si dhe në zonën e Zubin Potokut.

“Qëllimi ynë është që të përmirësohet situata dhe të sundojë ligji në këtë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar EULEX.

Misioni evropian bën të ditur gjithashtu se për një kohë të shkurtër ndaloi disa persona pranë pikës kufitare, të cilët gjithësesi i liroi pak më vonë.

Thaci dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it

Ndërsa kryeministri kosovar Hashim Thaci ka dënuar reagimin e dhunshëm të banorëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, duke plagosur tetë prej tyre.

“Dënoj dhunën e ushtruar mbi ushtarët paqeruajtës të KFOR-it nga anëtarët e strukturave kriminale në veri”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri, përmes një komunikate për shtyp, është shprehur se përshkallëzimi i dhunës nuk është në interes të askujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA