Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije e ka krahasuar praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitler.
Madje, ka thënë ai, edhe nazistët kanë qenë më të arsyeshëm se sa politikanët evropianë.
Komentet e peshkopit Amfilohije i referohen përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, të mbështetur nga BE dhe NATO, për të marrë nën kontroll enklavat serbe.
“U kërkoj të gjithë politikanëve, edhe atyre vendorë edhe atyre evropianë, që të arsyetojnë, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për tragjedinë e Kosovës”, ka thënë ai gjatë prezantimit të një libri.
“Edhe Hitleri ka pasur arsye të mjaftueshme për ta lënë pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë, edhe pse ajo ishte nën pushtimin gjerman”, ka shtuar Amfilohije.
Trupat ndërkombëtare të KFOR-it kishin planifikuar për të martën ndërhyrjen për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, por kjo tentativë e tyre dështoi.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews pranoi dështimin e operacionit dhe u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i qytetarëve të veriut.
Top Channel