Trupi gjykues i cështjes “Haradinaj” në Hagë ka kritikuar ashpër prokurorin e cështjes, Paul Rogers, se ka vepruar në shkelje me rregullat lidhur me një dëshmitar.

Sipas RTK, bëhet fjalë për fshehjen e disa informacioneve që mund të cënojnë besueshmërinë e një prej dëshmitarëve të cështjes, të identifikuar me numrin 75.

Sipas burimit, dëshmitari në fjalë i ka dërguar një letër prokurorit Rogers, përmes të cilës e informon se ka bërë një deklaratë të rremë më parë.

Ai kishte thënë se vëllai i tij ishte vrarë gjatë luftës, por në letër përgënjeshtron deklaratën, me pretendimin për motive sigurie.

“Unë i kisha thënë avokatit tim se vëllai im ishte vrarë në luftë. Kjo nuk është e vërtetë, por unë e bëra këtë për sigurinë e familjes time”, thotë dëshmitari 75 në letrën e dërguar me email.

Deklarata e rremë ishte bërë në mënyrë që dëshmitari të fitonte mbështetjen e prokurorit Rogers për të fituar azil politik në Amerikë.

Por prokurori këtë fakt nuk ia kishte bërë të ditur palës mbrojtëse, veprim që ka shtyrë trupin gjykues të reagojë ashpër.

Trupi gjykues ka kritikuar zotin Rogers se ka shkelur nenin 68, i cili thotë se: “Prokurori duhet t’i prezantojë mbrojtjes cdo material të siguruar, që mund të ndikojë në pafajësinë apo të zbusë fajin e të pandehurit”.

Gjyqtarët kanë kërkuar nga prokurori që këtë vërejtje t’ia komunikojë gjithë stafit të tij që është i angazhuar në cështjen ndaj ish-kryeministrit të Kosovës.

Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë

Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.

Deklarata është bërë pak jave me pare nga Frederik Svinen, këshilltar i kryeprokurorit Serge Brammertz.

“Prokuroria shpreson që gjykimi të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Svinen, pas pyetjes së gazetarëve mbi mënyrën e veprimit pas tërheqjes së dëshmitarit Shefqet Kabashi.

Ndërsa përsa i përket dënimit të ish-gjeneralit jugosllav Momcillo Perissic, Svinen ka saktësuar se prokuroria po studion vendimin dhe brenda muajit do vendosë nëse ta apelojë apo jo.

Më tej, zyrtari ka bërë të ditur se kryeprokurori Brammertz në datat 12 dhe 13 shtator do vizitojë Beogradin, në lidhje me bashkëpunimin për proceset që po zhvillohen në Hagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA