Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit.
“Një duartrokitje të fortë për kapitenin Del Piero, i cili qëndroi me ne edhe për një vit tjetër, viti i fundit i tij me Juventusin”, tha Agnelli në një fjalim para aksionerëve të klubit bardhezi.
Ky lajm ka befasuar të gjithë tifozët e futbollit italian sepse Del Piero nuk është vetëm simboli i Juventusit, por një nga futbollistët më të mirë që ka nxjerrë Italia në 20 vitet e fundit.
36-vjeçari ka debutuar me Zonjën e Vjetër që në vitin 1993 dhe ka fituar me fanellën bardhezi 11 tituj kombëtarë dhe 4 ndërkombëtarë.
Gjithashtu Del Piero mban rekordin e ndeshjeve të zhvilluara me Juventusin (677) dhe më shumë golave të shënuar me ekipin legjendar (284).
Top Channel