Grevat pa mbarim vazhdojne te trondisin Greqine dhe te shkaktojne deme
te pallogaritshme ne ekonomi duke rritur edhe ndjenjen e pasigurise dhe
destabilitetit te vendit.

Qindra mijera greke kundershtojne projektligjin qe do te votoje diten e enjte parlamenti, sipas te cilit per here te pare pas 100 vitesh do te pushohen nga puna mijera nepunes te aparatit shteteror, do te reduktohen rrogat dhe do te aprovohet ligji me i ashper i taksave qe ka pasur ndonjehere vendi.

Pas greves se së të hënës te doganiereve ne mbare vendin, të martën kane mbyllur zyrat e tyre nenpunesit e Ministrise se Financave dhe ata te Tatim – Taksave, juristet, zyrtaret e administrates lokale, mjeket e spitaleve shteterore, mediat televizive. Të mërkurën dhe të enjten vendi do te paralizohet totalisht nga nje greve 48 oreshe e sektorit shteteror dhe atij privat.

Kryeministri Papandreu i ndodhur perballe ketij presioni te shoqerise greke ka bere thirrje nga takimi me presidentin Papulias per krijimin e nje fronti te perbashket te te gjitha forcave politike por edhe ekonomike te vendit, ndersa ka thirrur sot ne nje takim te perbashket edhe udheheqesin e opozites Andonis Samaras.

Por gjithashtu duke marre shkas edhe nga doreheqja e nje prej deputeteve te Partise Socialiste, ai do u riperserise deputeteve te grupit te tij parlamentar, rendesine e votimit te ketij projektligji, mosaprovimi i te cilit do te sjelle rrezimin e qeverise,peripeci te medha politiko-ekonomike ne vend,por edhe pasoja te paparashikueshme ne Eurozone.

Por partite e tjera opozitare kane deklaruar se nuk do ta votojne projektligjin ne fjale. Madje komunistet greke kane bere thirrje per rrethimin e parlamentit ne mbremjen e se enjtes .

Zhvillimet politike ne Greqi shoqerohen edhe nga skenare te ndryshem ne mediat europiane qe flasin per reduktimin ne masen nga 40 deri ne 70% te borxhit grek si nje mundesi e vetme e perballimit te krizes ne Europe,por pavendosmeria e Berlinit per nje zgjidhje sa me te shpejte ne kuadrin e samitit te BE ne javen qe vjen ka ndikuar negativisht ne bursat europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA