Dy organizatat kryesore sindakaliste portugeze u kanë propozuar të hënën anëtarëve të tyre që të mbajnë një grevë të përgjithshme, në shenjë proteste ndaj masave antikrizë të qeverisë, për të respektuar angazhimet e parashikuara nga plani i shpëtimit BE-FMN prej 78 miliardë eurosh.
Sindikata CGTP, që numëron rreth 750 mijë anëtarë dhe UGT, që ka rreth gjysmë milion, kanë deklaruar se do ta caktojnë datën e bojkotimit të punës ditën e mërkurë.
Greva e fundit e përgjithshme e mbajtur në Portugali daton në nëntorin e kaluar dhe sipas sindikatave ka qenë më e madhja e mbajtur në historinë e vendit.
Gjithësesi, në atë kohë qeveria deklaroi se pjesëmarrja kishte qenë e ulët dhe impakti ekonomik aspak domethënës.
Qeveria po bëhet gati të prezantojë draftin e bilancit për vitin 2012 në Parlament. Sipas kryeministrit Pedro Passos Coelho, ai përmban masa të dhimbshme, që parashikojnë shkurtimin e rrogave të punonjësve publikë dhe rritjen e taksave.
Pas Greqisë, që është zhytur thellë në një krizë shqetësuese ekonomike, duket se të njëjtin fat do të kenë edhe Portugalia, Italia, Spanja dhe Irlanda.
Këto dy të fundit pësuan më herët gjatë muajit një ulje të normës së kreditimit nga kompania e vlerësimit “Fitch”, e cila i zbriti nga vlerësimi AA në A+.
Top Channel